Vrasja e 23-vjeçarit, rrëqeth aktorja e Portokallisë: O Grei, çohu se po të vijnë dajot! Pse ike kaq shpejt?

0
283
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në SHBA. Mbrëmjen e 7 shtatorit në Neë York një shqiptar u vra me armë zjarri. Por identifikimi i tij u bë publik vetëm ditën e djeshme nga mediat vendase. Viktima është Grei Frashëri 23 vjeç nga Fieri dhe sipas burimeve të policisë ai u qëllua për vdekje me armë nga persona ende të paidentifikuar.

Policia gjeti në vendngjarje disa gëzhoja, ndërsa autorët u larguar me shpejtësi me tre makina pasi kanë kryer vrasjen në rrugë. Shumë të afërt të të riut shprehën ngushëllimet në Facebook të cilët shprehet të hidhëruar për lajmin e dhimbshëm. Një ndër to është dhe aktorja e njohur e “Portokallisë”, Dalina Deli Zhupa.

Ja postimi i plotë i aktores:

“O Grei çohu se po të vijnë dajot o Grei. Po ne e kishim bërë plan t’i dilte Eldos viza e të vinim, të të takonim e të shkonim të tre në Hollyëood. O Grei kthej përgjigje Eldos o Grei, pse u largove kaq shpejt pa na takuar me mall, po ti ike si një gangster siç doje vet dhe ëndërroje të ishe me ëndrrat e moshës tënde. Ike vërtet ndonëse ishte gjithçka si një film aksion, po ti duhet të ishte në shtëpi, ta tregoje si një ëndërr të keqe atë që kalove dhe jo të ikje. O Grei, pse mo Grei, o Greiii na dëgjo. Grei jemi aty shpirtërisht”- shkruan gjithë dhimbje aktorja.

 

Zjarr Tv Ad