Vrasja e 37-vjeçares nga e motra/ Dëshmia e nënës: Amanda na kërcënoi me thikë, Marsela e goditi për t’u vetëmbrojtur

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për ngjarjen në afërsi të Rrugës së Kavajës në kryeqytet ku viktimë mbeti Amanda Pushani pasi u vra me thikë nga Marsela Pushani, grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe nënën e dy motrave.

Sipas saj, viktima, Amanda Pushani prej vitesh ishte e alkoolizuar dhe shpeshherë ushtronte dhunë ndaj nënës dhe motrës së saj për t’i marrë para për alkool.

Mes të tjerash, e ëma e motrave ka thënë se 37-vjeçarja, Amanda Pushani ka ardhur e dehur në banesë dhe i ka kërcënuar me thikë. Në momentin e përleshjes, Marsela i ka marrë thikën dhe e ka goditur në kushtet e vetëmbrojtjes.

Në polici, Marsela Pushani, 40 vjeç, mësuese Gjuhë-Letërsie në profesion, rrëfeu se paraditen e të shtunës u përballë me të motrën, e cila pas 1 jave që kishte qëndruar në shtrat duke pirë, kishte dalë atë ditë për të marrë sërish alkool.

Konflikti verbal ishte kthyer në fizik dhe gjatë përleshjes, me një thikë që sipas saj, Amanda e kishte marrë në dorë, e ka goditur pa e kuptuar.

“Amanda erdhi e dehur në banesë, pasi kishte qëndruar jashtë natën e së premtes dhe me vete kishte edhe disa shishe birre. Në këtë moment ka nisur konflikti pasi kishim rënë dakord që ajo do të hiqte dorë nga alkooli. Amanda mori një thikë duke na kërcënuar, tentova t’ia heq nga duart dhe në përleshje e sipër nuk e di si e kam qëlluar”.

Ngjarja u raportua fillimisht si vdekje për shkaqe natyrale. Ishin pikërisht e ëma që telefonoi ambulancën se e bija nuk ndjehej mirë, por pas vënies në dijeni të policisë dhe pas këqyrjes së trupit në morg u konstatua shenja që kishte lënë thika në barkun e 37-vjeçares.

/Klan News

Zjarr Tv Ad