Vrasja e 43-vjeçarit në Memaliaj, arrestohen atë e bir. E ekzekutuan për çështje pronësie

0
275
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Gjirkoastrës ka arrestuar ditën e sotme dy autorët të cilët ekzekutuan me armë zjarri 43-vjeçarin Alket Muho.

Mësohet se dy autorët janë atë e bir, Hetem Muho, 59 vjeç, Dino Muho, 20 vjeç, banues në Sarandë. Policia bën me dije se dy autorët  kanë vrarë 43-vjeçarin për shkak se kishin një konflikt për çështje pronësie.

Mbi atë e birë rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje kryer ne bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Për ngjarjen e ndodhur në fshatin Rabie piste kryesore ishte se ekzekutimi i Alket Muhos mund të ketë ardhur dhe për shkak se ai ishte informatori i policisë për zbulimin e parcelave me lëndë narkotike

Njoftimi i policisë

Strukturat per Hetimin e Krimit ne Drejtorine Vendore te Policise Gjirokaster, pas hetimeve te panderprera të kryera sapo kane marre njoftimin per ngjarjen dhe veprimeve proceduriale, në bashkepunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër egzekutuan urdhërin e Prokurorit për ndalimin e shtetasve:

– Hetem Muho, 59 vjeç, banues në Sarandë:

– Dino Muho, 20 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tyre, (babë e bir) u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, diten e djeshme rreth ores 11:35, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin A.M., 43 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie.

Nga teresia e veprimeve dyshohet se dy autoret e kane vrare shtetasin A.M. për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjnës së autorëve.

Materialet proceduriale ne ngarkim te shtetasve të ndaluar i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës se Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vrasje me dashje kryer ne bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Zjarr Tv Ad