Pak ditë më parë në rrugët e Athinës, e ekzekutua shqiptari, Roan Brahimi nga dy persona të cilët po lëviznin me motor, ndërsa viktima ishte në makinë së bashku me gruan e tij, e cila mbeti e plagosur lehtë.
Brahimi, i dyshuar për disa ngjarje të rënda në Shqipëri dhe i cilësuar si “armiku” i Ervis Martinajt, ky i fundit i zhdukur prej disa vitesh, duket se ka qenë në shënjestër të bandës rivale, e cila dyshohet se i ndiqte familjen.
32-vjeçari i cili prej disa kohësh kishte jetuar në Dubai, por që ka lëvizur dhe në disa shtete të tjera, kishte zbarkuar në Greqi të shtunën e 4 majit, në prag të Pashkëve, sipas gruas së tij, e cila bën me dije se ajo nuk ishte në dijeni që ai do të vinte, vetëm kur i ishte shfaqur në Kishë, për të parë atë dhe fëmijën e tij.
“Nuk dija asgjë, nuk më kishte thënë asgjë, erdhi në Kishë. Të shtunën për Pashkë”, ka thënë ajo.
Duke përshkuar momentet pak para atentatit ajo thotë: “Isha në makinë me të, por nuk e mbaj me se çfarë ndodhi. Më pas dola nga makina. Fëmija pa gjithçka. Tani atë e ka mamaja ime, ndërsa unë rri në shtëpi dhe nuk jam aspak mirë”.
Mësohet se pak çaste pasi ndodhi atentati, fëmijë i cili bërtiti “babai im, babai im” është marrë nga gjyshja e tij, e cila e ka larguar nga vendi i ngjarjes, ku më pas ka mbërritur edhe policia.