Vrasja e avokatit në Elbasan, ja vendimi

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vrasja e Avokatit në Elbasan ka nxitur edhe reagimet e kolegëve të tij të cilët  jane mbledhur gjatë ditës së sotme në Elbasan për të diskutuar reagimin e mëtejshëm të tyre. Pritet që avokatët të bëjnë thirrje për protesta dhe për të bojkotuar gjyqet në të gjithë vendin. Dhoma e Avokatisë në Elbasan është mbledhur sot dhe ka vendosur të bojkotojë punën për 1 javë. Ata kërkojnë gjithashtu solidaritetetin e kolegëve në të gjithë vendin.

Vrasja e avokatit të njohur ishte një goditje e rëndë për këtë profesion dhe enigmat shtohen edhe me shumë nga sjellja profesioniste e autorëve të krimit. Avokati kishte në proces disa çeshtje të rëndësishme gjyqsore. Ravik Gurra, prej 10 vitesh avokat, u qëllua me dy plumba në kokë, ndërsa ishte ulur për të konsumuar kafe në një lokal bashkë me një përfaqësues të Avokatit të Popullit.

 

 

Zjarr Tv Ad