Vrasja e bariut në Tropojë, identifikohet autori që e qëlloi për vdekje në banesë

0
185
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjendet i vrarë më armë zjarri një bari 69-vjeç në Tropojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e bjeshkëvë në Tropojë ku bariu Tahir Bajraktari u gjet pa shenja jete. Uniformat blu ka identifikuar autorin i vrasjes se 69-vjeçarit në Tropojë.

Ka qenë një banor i zonës, që ka lajmëruar policinë për praninë e një viktime të vrarë me armë zjarri.

Uniformat blu falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor kanë bërë të mundur identifikimin i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç, banues në Tiranë.

“Shtetasi N.L dyshohet se më datë 18.09.2018,  për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes së  69 vjeçarit në bjeshkën e Doberdolit Tropojë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur   mbasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë.

Shtetasi  N.L dyshohet se më datë 18.09.2018,  për motive të dobëta  dyshohet se ka  vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal./k.f/

Zjarr Tv Ad