Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vrasje e biznesmenit Ardian Nikulaj brenda lokalit të tij në Lezhë.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë, ku thotë se krimi ndodhi tre ditë pasi kryeministri Edi Rama hapi fushatën në Lezhë dhe pasi viktima kishte bërë të qartë publikisht se ai ishte kundër kandidaturës së Pjerin Ndreut.
Sipas tij, së fundmi Nikulaj kishte marrë “kërcënime përsëritura nga mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu, drejtues (kapobanda) kryesore të Rilindjes për Qarkun e Lezhës.”