Vrasja e dy vëllezërve në Shkodër, kush janë dy të arrestuarit

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dalin detaje të reja lidhur me të dyshuarit e arrestuar, për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër.

Ata janë Arsen Stojku, 29 vjeç dhe Mislim Rama, 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, të dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e Ibrahim Licit, 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes.

Në kërkim është shpallur edhe D. B., 29 vjeç, për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”. Aktualisht vijon operacioni për gjetjen dhe kapjen e tyre.

Pas hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se të dyshuarit kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim vrasjen e vëllezërve Astrit Bilali 59 vjeç dhe Ibrahim Bilali 61 vjeç.

Si rezultat i punës së vazhdueshme intensive me metodat speciale të hetimit, nga grupi i posaçëm hetimor, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore, të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tre aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre.

Aktualisht vazhdon puna për hedhjen dritë mbi motivin e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Viktima Astrit Bilali kishte një resort hipizmi dhe ishte mjaft i pasionuar pas kuajve, ndërkohë që vëllai i tij, viktima tjetër Ibrahim Bilali, kishte qenë kampion hipizmi.

Astrit Bilali është babai i ish-boksierit të Vllaznisë, Astmer Bilali i cili është arrestuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.

Ish-boksieri dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Arjan Ferracakut, pikërisht teksa kalëronte në resortin e babait të tij.

Dyshohet se Ferracaku mund të jetë vrarë aksidentalisht dhe se shënjestra e vërtetë ka qenë Astmer Bilali.

Zjarr Tv Ad