Vrasja e dyfishtë në Laç, njëri prej viktimave ish-futbollist

0
22

Festa e Pashkës në qytetin e Laçit nuk kaloi aspak e qetë. Një përplasje me armë mes të rinjve, iu mori jetën dy kushërinjve Mikel Jushi dhe Jani Jushi.

Policia e Kurbinit disa orë pas ngjarjes së rëndë ka identifikuar dhe më pas ka shpallur në kërkim tre persona, të cilët dyshohen se janë ekzekutorët e kushërinjve. Policia ka shpallur në kërkim si përgjegjës për ngjarjen vëllezërit Markel e Manuel Bushi 25 vjec si dhe Vincens Bushi, kushëri i tyre, të tre me banim në Kurbin.

Se njëri nga viktimat ka qenë më parë futbollist në Kategorinë Superiore, ndërsa ka luajtur me skuadrën e Laçit dhe atë të Kastriotit. Ai është Kelvin Jushi, i cili së fundmi mbante  edhe emrin Jani Jushi.
Dy të rinjtë humbën jetën në sallën e operacionit në një spital privat në Tiranë.