Vrasja e Florian Lamçes nga miqtë, lihen në burg edhe dy të arrestuarit e sotëm, shokë të njërit autor (EMRAT)

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë lënë në burg edhe dy të arrestuarit e ditës së sotme për vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan, i cili ndërroi jetë në spital pasi u qëllua nga miqtë e tij Sokol Shanxhaktari dhe Adriano Hajdari, pas një sherri në lokal, në gjendje të dehur.

Në burg janë lënë Mehmet Muça, 33 vjeç dhe Amadeus Lamçja 40 vjeç, të dy banues në Elbasan, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Dy të burgosurit e sotëm, janë shok me njërin prej autorëve, me Sokol Sanxhakatarin.

“Kapja dhe ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan,  ka vendosur për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngarkim të shtetasit M.M   dhe “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe  “Deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” në ngarkim të shtetasit A.L”, tha policia.

Kësisoj numri i personave të burgosur për vrasjen e Lamçes ka shkuar në 4.

Zjarr Tv Ad