Vrasja e gazetarit, kryeministri sllovak jep dorheqjen

0
461
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti sllovak ka pranuar këtë të enjte dorëheqjen e kryeministrit Robert Fico, si dhe i ka kërkuar zëvendësit të tij të formojë qeverinë e re, teksa udhëheqësit politikë janë përpjekur të sheshojnë disi krizën e nxitur prej vrasjes së një gazetari investigativ. Vrasja e reporterit 27-vjeçar, Jan Kuciak, i cili po hetonte aferat korruptive të një biznesmeni me lidhje me politikën, shkaktoi një irritim masiv te publiku dhe çoi deri në mbajtjen e protestave më masive në kombin e Europës Qendrore që prej rënies së komunizmit atje, afro 3 dekada më parë. I përballur me thirrjet për zgjedhje të parakohshme, tri partitë e koalicionit qeverisës ranë dakord të mërkurën se Fico duhej të dorëhiqej, me kushtin që presidenti Andrej Kiska t’i lejonte partisë së kryeministrit të ikje, “SMER” të zgjidhte pasuesin e tij. Kiska është përplasur kohët e fundit me Ficon gjatë kësaj periudhe krize, e kishte kërkuar riformatimin e qeverisë në të kundërt do të kërkonte zgjedhje të parakohshme për të rivendosur besimin e publikut. Sot, Kiska i ka kërkuar zv.kryeministrit Peter Pellegrini të formojë qeverinë e re. Fico është përpjekur ta mbajë të bashkuar koalicionin qeveritar deri në fund të mandatit, duke mos preferuar zgjedhjet e parakohshme, të cilat u kërkuan edhe nga një parti e vogël qeveritare gjatë së hënës. Kriza politike në Sllovaki, një vend anëtar i BE-së, Eurozonës dhe NATO-s, njollosi rëndë Ficon, i cili e ka udhëhequr vendin në 10 vitet e fundit dhe kishte tentuar të spikaste më shumë nga të gjithë krerët euroskeptikë në vendet e tjera të Europës Qendrore. Askush nuk është akuzuar për vrasjen e Kuciak, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij së bashku me të fejuarën, në fund të muajit shkurt.

Zjarr Tv Ad