Vrasja e gjyqtares Hafizi, presidenti Meta ndërmerr katër nisma

0
493
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presideti Meta ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi dhe për këtë shkak ka marrë edhe katër nisma.

Në cilësinë e Presidentit të Republikës, të kompetencave që më njohin Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, po bëj publike këto nisma:

  1. Duke qenë se deri në ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ushtroj funksionin e Kryetarit të KLD, kam kërkuar nga KLD dhe Inspektorati i saj, që në përputhje me kompetencat që iu njeh legjislacioni në fuqi, të fillojnë një procedurë për verifikimin e vendimit të marrë nga Gjykata e Kavajës, më 28 prill 2016, ndaj shtetasit Fadil Kasemi.
  1. Gjithashtu kam kërkuar të përfshihet në rendin e ditës të mbledhjes më të parë të KLD, një raportim mbi ndjekjen e detyrave të vendosura nga ky organ, për procedurat që duhet të ndiqen nga Gjykatat, në çështjet e lëshimit të urdhërave të mbrojtjes, për viktimat e dhunës në familje.
  1. Angazhohem që si President në ushtrimin e kompetencës kushtetuese të ushtrimit të së drejtës së faljes, do të zbatojë në gërmë dhe në frymë Kushtetutën e RSH, si dhe ligjin 10 295/2010 “Për faljen”, por jo vetëm. Një familje e lumtur, në mirëqënie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e shoqërisë. Duke pasur në konsideratë, sa të rëndësishme janë jeta dhe shëndeti për çdo anëtar të familjes, por edhe rrezikshmërinë që paraqesin individët dhunues në familje, me qëllim dekurajimin dhe parandalimin e tyre në kryerjen e këtyre veprave, angazhohem që gjatë mandatit tim presidencial, nuk do të ushtroj të drejtën e faljes për asnjë individ të dënuar për vepra penale në marrëdhëniet familjare (përfshirë këtu por jo vetëm, nenet 79/c, 130/a, të Kodit Penal). Nëse për zbatimin e angazhimit të mësipërm në ushtrimin e të drejtës së faljes, nevojiten ndryshime në ligjin “Për faljen”, kërkoj angazhimin dhe bashkëpunimin e institucioneve të tjera, për ndërmarrjen e nismës ligjore për këtë qëllim.
  1. Gjithashtu i bëj thirrje Ministrisë së Drejtësisë si nismëtare për projektligjet për dhënie aministie, por edhe ligjvënësve të Kuvendit të Shqipërisë, që në vijim në asnjë rast në këto projektligje, të mos përfshihen si subjekte përfituese të tyre, të dënuarit të cilët kanë kryer vepra penale në marrëdhëniet familjare.

Është koha për të rritur bashkëpunimin dhe veprimin e të gjithë institucioneve me qëllim ndëshkimin shembullor të dhunës në familje.

Zjarr Tv Ad