Vrasja e Indrit Çelajt, arrestohet xhaxhai i dy vëllezërve të shpallur në kërkim

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka arrestuar një person, që dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Indrit Çelajt. Bëhet fjalë për shtetasin Lulzim Kusi, i cili është xhaxhai i dy vëllezërve të shpallur në kërkim.

Kusi akuzohet për veprën penale të armëbajtjes pa leje.

Griseldo dhe Albano Kusi, janë ende në arrati dhe  akuzohen për vrasjen e 26-vjeçarit Idrit Çelaj.

Kush janë dy vëllezërit në kërkim?

Dy vëllezërit janë përfshirë në ngjarje kriminale si vrasje e plagosje dhe tentativë vrasje.

Ata janë të përfshirë në ngjarje kriminale si vrasje, tentativë vrasje, plagosje. Ne 2010 Albano Kusi u ndalua nga policia për vrasjen e Shkëlqim Nozllit, për shkak të një borxhi të papaguar dhe pazare për blerjen e dy pistoletave ku ishin përfshirë dhe dy punonjës policie. Ndërsa Griseldo Kusi në 2011 u ndalua nga policia pasi tentoi të vriste shtetasin Maksud Hysi në Mnik të Tiranës. Një vit më pas në 2012 tentoi të vriste një 26 vjeçar. Ky i fundit u qëllua me 4 plumba por fatmirësisht vetëm njëri e kapi në shpatull.

Zjarr Tv Ad