Vrasja e ish-policit, identifikohet automjeti i ekzekutorit

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Automjeti tip Benz, ngjyrë blu, kishte targa false AA 757 RV, të cilat në fakt rezultojnë t’i përkasin një mjeti Fiat Punto, i vjedhur në Vlorë në vitin 2017.

Hetuesit kanë mundur të sigurojnë dy dëshmi me interes për hetimin deri më tani. Njëri prej dëshmitarëve ka thënë se përpara disa ditëve i ka ndjekur një makinë, e atë ditë ishte duke udhëtuar me viktimën.

Gjithashtu, një tjetër shok i viktimës ka thënë se një makinë i ka ndjekur ditët e fundit.

Nga hetimet mësohet se, viktima ka pasur një pistoletë me vete, por shokët e tij ia kanë hequr në momentin që e larguan trupin e tij për në spital, për t’ia dorëzuar më pas policisë.

Prokuroria ka marrë në pyetje gjatë kësaj të enjteje edhe A. Xhabaftin, i kthyer në Shqipëri së fundi sepse jeton në Angli. Shërbimi i Provës i ka kërkuar atij të paraqitej më 23 janar, sepse është i dënuar me punë në interes publik, për veprën e kundërshtimit të policisë.

“Erdha në Shqipëri për këtë dënim, – ka thënë A. Xhabafti. – Nuk kam probleme dhe të ndjerin e kam parë vetëm një herë në vitin 1992. Ditën që ndodhi krimi isha për drekë me miqtë”, raportohet të ketë thënë ai për hetuesit. Madje, ai ka thënë para hetuesve se, edhe ku i vranë vëllanë i kishte dërguar lajm Bilalit se nuk e kishte nga ata, lajm të cilin e kishte dërguar me anë të shtetasit G.C.

Megjithatë, për krimin e një dite më parë, kamerat e sekuestruara në vendin e ngjarjes tregojnë të gjithë dinamikën. Viktima ishte duke zbritur nga makina, pasi kishte qenë me një shokun e tij për kafe, pranë “Unazës së re”.

Makina ku ndodhej viktima ka vijuar lëvizjen, ndërsa ai kishte zbritur dhe gjendej me duar në xhepa dhe me kurriz nga rruga. Ekzekutori ka qëlluar nga sedilja prapa shoferit me armë zjarri kallashnikov.

 

Zjarr Tv Ad