Pavarësisht pretendimeve të familjarëve për një ekspertizë greke, trupi i ekstremistit grek që u vra tre ditë më parë nga RENEA, pasi hapi zjarr ndaj këtyre të fundit në Bularat është nisur nga morgu i Gjirokastrës drejt Tiranës per autopsinë.
Mësohet se trupi i Kostandinos Kacifas ka mbërritur në Tiranë rreth orës 21:20 për ekzaminime të detajuara nga mjekësia ligjore qendrore me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Bwhet me dije se trupi i Kacifës nuk do varroset deri në përfundim të procedurave dhe autopsisë së plotë të trupit me qëllim që të mos ketë kundërshtime dhe pretendime nga familja.
E ndwrsa nga ana tjeter avokati i familjes së Konstandios Kaçifas, tha në një deklaratë për mediat greke se ai është lejuar ta shohë vetëm për 5 minuta trupin e klientit të tij. Avokati tha se autoritete shqiptare po i mbulojnë provat e vrasjes dhe e vetmja gjë që ai mundi të shihte për të hedhur dritë mbi rrethanat si u vra minoritari ishte se plagët e të vrarit ishin qepur dhe trupi ishte larë.
Avokati tha se kufoma kishte dy plagë, në shpinë dhe kraharor dhe ato ishin të qepura, kurse larja e kufomës kishte zhdukur të gjtiha gjurmët apo provat. Pas 5 minutave mbikqyrje dhe jo më shumë, në shoqërinë e një eskorte dhe familjarëve, trupi u mor nga pala shqiptare me pretendimin se do të dërgohej në Tiranë për ekzaminime.