Ngjarja e Bularatit, grekët zbarkojnë në Tiranë, takim me Veliun

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas dëshmisë së dhënë nga babai i 35-vjeçarit, Konstandinos ditën e djeshme ne Prokurorine e Krimeve të Rënda, lidhur me vrasjen e djalit të tij nga forcat RENEA të dielën e 28 tetorit në Bularat.

Ndërsa nëna e ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifa, ka folur sërish për mediat greke. Vasilia Kaçifa kërkon nga autoritetet shqiptare që tí kthejnë trupin e djalit, që sipas saj u vra padrejtësisht. Përse na bëjnë të vuajmë? Pse nuk na japin fëmijën shqiptarët? Fëmijën tim e vranë padrejtësisht. Unë jam duke pritur për fëmijën tim në shtëpi. Çfarë po bëjnë ata për kaq shumë ditë?

Zhvillime ka patur gjithashtu dhe në Drejtorin e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Ardi Veliu I cili ka pritur një delegacion të Policisë greke pas ngjarjes në Bularat ku mbeti i vrarë pas sulmit mbi policinë Konstantinos Kacifa.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë se gjatë takimit përfaqësuesit e dy policive shkëmbyen informacion mbi operacionin ku mbeti i vrarë shtetasi 35-vjeçari i minoritetit grek.

Ekipi grek do qëndrojë në Tiranë deri në mbyllje të hetimit. Diplomacia greke konsideron se kërkesa e familjes për dorëzimin e trupit duhej pranuar menjëherë pasi nuk ndikon në asnjë drejtim drejtësinë vendore, theksojnë burime të sigurta në Greqi

Zjarr Tv Ad