Vrasja e Klodian Rashës, zbardhet kush është DËSHMITARI dhe rrëfimi i tij: Dola nga makina, dëgjova një krismë dhe ulërima

0
265
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Tiranës “kopsiti” pak ditë më parë dosjen për vrasjen e të riut Klodian Rasha, pranë shtëpisë së tij, në orët e para të 8 dhjetorit 2020. I akuzuar është marrë efektivi i Forcave Shqiponja Nevaldo Hajdaraj.

Sipas organit të akuzës, Klodian Rasha nuk ka pasur armë me vete kur po ndiqej nga dy policët e Shqiponjave. Madje, as në momentin e vrasjes ai nuk ka pasur në dorë armë, siç pretendonte fillimisht Nevaldo Hajdaraj.

Në media sot, ka dalë dhe një pjesë nga dosja e Prokurorisë për rrëfimin e dëshmitarit që ishte natën e vrasjes te rruga “Dritan Hoxha”. Dëshmitari është shtetasi Marash Aliaj. Ai ka thënë se ishte ndaluar nga Policia për kontroll dokumentacioni, dhe aty ka parë gjithë ngjarjen.

Sipas deklaruesit, gjate ketij momenti, punonjesi i policise, i cili i kishte kerkuar dokumentet, dhe po ndiqte me sy kolegun e tij, i ka kthyer dokumentet e mjetit dhe pasi ka mbyllur automjetin e policise, ka vrapuar duke kaluar rrugen me qellim te ndiqte drejtimin nga iku shtetasi ne fjale dhe punonjesi i policise.

Sipas deklaruesit, ne keto momente i ka kerkuar punonjesit te policise nese mund te levizte por ky i fundit nuk i ka kthyer pergjigje. Sipas deklaruesit, gjate kesaj kohe ka qendruar ne automjetin e tij pa levizuar fare, ku pas disa minutave ka degjuar nje krisem si ajo e armeve te zjarrit dhe ka degjuar nje ze personi i cili ka thene se e vrane. Sipas deklaruesit, pas ketij momenti ka dale nga automjeti, eshte afruar drejt vendit ku kishte degjuar krismen dhe ulerimen, rreth pesembedhjete metra larg, ne rrugicen qe kufizohej me nje servis automjetesh”, thuhet ndër të tjera në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, për rrëfimin e dëshmitarit Aliaj.

Zjarr Tv Ad