Vrasja e Pjerin Xhuvanit tre vite më parë, ekspertët rindërtojnë skenën e krimit

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre ekspertë, dy prej të cilëve të pavarur, kanë shkuar në vendin ku ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan më 21 prill 2021 dhe kanë rindërtuar skenën e krimit.

Sipas ekspertëve, nga arma e ish-efektivit të RENEA-s, i dënuar si autor i vrasjes, është qëlluar 7 herë.

Gjithashtu në vendngjarje janë gjetur më shumë gëzhoja.

Ekspertët në vendngjarje do të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e krimit, distancën dhe pozicionet nga është qëlluar kur u vra Pjerin Xhuvanit, katër ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021.

Vendimi u mor nga Gjykata e Apelit, e cila deklaroi se një ekspert i Institutit të Policisë Shkencore dhe dy ekspertë të pavarur do të rindërtonin skenën e krimit.

Ata janë Arjan Hanko, pranë Institutit të Policisë Shkencore, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, ekspertë të pavarur.

Prokuroria ka vënë 9 prillin si afat përfundimtar kur ekspertët do të paraqesin konkluzionet nga eksperimenti hetimor.

Zjarr Tv Ad