Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Dalin detaje të reja

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i ri shqiptar është ekzekutuar në mesnatë. Ngjarja ka ndodhur në Haida, Greqi.

Siç bën të ditur televizioni grek Star, ngjarja ka ndodhur në një pyll pranë shtëpisë së shqiptarit 33-vjeçar, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.

Gazetarët e televizionit grek, kanë bërë të ditur se dyshimet e policisë për vrasjen kanë të bëjnë me pazare të prishura që kanë çuar në pas në ekzekutimin e shqiptarit.

Ai është qëlluar nga afër, duket se nga personi me të cilin ka pasur takim.

Mjekët ligjorë kanë bërë të ditur se shqiptari është qëlluar me dy plumba në shpinë dhe në këmbë.

Ai është dërguar në spital, por kishte humbur jetën.

Mësohet se shqiptari e kishte pasaportën në xhep, por policia nuk e ka bërë publik identitetin e tij.

 

Zjarr Tv Ad