VRASJA E SHQIPTARIT NË KOLUMBI

0
286
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër shqiptar është vrarë në atentat në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota. viktimë në atentat ka mbetur Adriatik Lagji nga Borshi i Sarandës. Dyshimet e policise jane se kjo vrasje ka te beje me luften per territor te grupeve kriminale shqiptare te perfshira ne trafikun e kokaines nga Amerika e Jugut drejt Europes…”,

Amerika Latine është rikthyer serish ne vëmendje pasi nje tjetër shtetas shqiptar ka mbetur i vrare ne nje atentat tipik mafioz, pak dite me pare ne kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota. Behet fjale per sarandjotin Adriatik Lagji, i cili prej vitesh jetonte ne ketë shtet, ndërsa ende nuk ka asnje te dhëne lidhur me motivet e vrasjes se tij, edhe pse dyshimet e para bien mbi lidhjet e mundshme me trafikun e drogës. Por nder vite, shtetet e Amerikës Latine, veçse kane eksportuar kokaine drejt Europes, kane importuar dhe persona me te dhëna te forta kriminale. Te paktën 6 atentate jane regjistruar vitet e fundit ne Kolumbi e Ekuador, ku objektiva kane qene shtetas shqiptar. Por pavarësisht këtyre shifrave, te cilat per një vend si Shqipëria nuk jane te vogla, nga informacionet qe disponon Ministria per Europen dhe Punët e Jashtme, situata është mese normale. Shqipëria ka përfaqësi diplomatike vetëm ne Brazil, përfaqësi e cila mbulon dhe shtetet e tjera te Amerikës Latine. Atentati i fundit ne Bogota vjen pas bllokimit i 613 kg kokaine ne Durrës, e që ishte nisur pikërisht nga Amerika Latine, ndonëse nuk dihet nëse dy ngjarjet kane lidhje me njëra tjetrën.

Zjarr Tv Ad