Vrasja e shqiptarit në Korfuz, Tirana kërkon zbardhjen e ngjarjes

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada e jashtme e Shqipërisë, I ka bërë thirrje autoriteve të greqisë që të hetojë të plotë në funksion të zbardhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes, vrasjen e shqiptarit Petrit Zifle

Zëdhënësja e MEPJ, Edlira Prendi, bëri me dije se: “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës, mbi vrasjen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, i lindur më 03.07.1955 në Shqipëri, banues në qytetin e Beratit dhe së fundmi me banim në Sparteron Korfuz. MEPJ shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së shtetasit Petrit Zifle, përshëndet kapjen e autorit nga policia greke dhe bën thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbardhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes”.

Petrit Zilfe u gjet i vdekur në një kanal më 26 nëntor, ndërsa vrasja ndodhi të dielën. Shqiptari ishte qëlluar me armë zjarri, tip çifte nga një distancën e afërt. Për vrasjen është arrestuar një 44-vjeçar grek, i cili thuhet se është anëtar i Partisë ekstremiste të Agimit të Artë.

Zjarr Tv Ad