Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Është zbardhur dëshmia e Axel Hoxhës, një ditë pasi u vetë dorëzua në polici. 18-vjeçari ka treguar arsyet e vrasjes së Stiven Toshkëzit në kryeqytet.
I riu është shprehur se konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme dhe ka pretenduar se 4 muaj para krimit, 20-vjeçari e kishte dhunuar pas një konflikti mes tyre.
Ai ka treguar para hetuesve se viktima e akuzonte se i kishte shqetësuar të dashurën, gjë të cilën e ka mohuar duke thënë se “komunikimin dhe takimet me vajzën ishin të pashmangshme për arsye se ishin në të njëjtën klasë”.
Axel Hoxha ka treguar se kishin biseduar me 20-vjeçarin dhe për t’u takuar dhe sqaruar lidhur me konfliktet e mëparshme që kanë pasur.