Kreu i Partisë Demokratike ditën e sotme ka qenë për vizite në familjet ku ndodhi tragjedia e dy ditëvë më parë, ku tre punonjës të Bashkisë që ndodheshin në krye të detyrës, u qëlluan më kallashnikov nga një fshatar i zonës.
Basha ka vizituar familjet e viktimave që humbën jetën, për shkak të sulmit me armë në fshatin Shëlli.
Kreu i demokratëve tha se kjo qeveri e ka katandisur vendin si mos më keq dhe krimi e ka pushtuar kudo.
Basha është pyetur nga gazetarët nëse do të duhej të ekzistojë dënimi me vdekje në Shqipër, Basha u shpreh se ky vendim i përket popullit, por kur PD të vijë në pushtet do bëjë referendum mbi ketë çështje.
“Kjo është një çështje që i takon qytetarëve shqiptarë, por unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje tja shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin”, -tha Basha.