Vrasja e trefishtë në Tiranë, flet nga Suedia vajza e viktimave

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazeta “Shqip” ka mundur që të kontaktojë vajzën e dy viktimave të vrarë nga dhëndri i tyre Majlind Lila, ku ky i fundit vrau edhe veten.

Gruaja e ka cilësuar krimin si të pajustifikueshëm.

“Ai më vrau prindërit. Nuk ka justifikim për atë që bëri”, tha Nevila Mata për gazetën.

Ndërkohë më herët ajo ka bërë një postim në Facebook, ku ndodhet përgjegjëse për atë që ka ngjarë.

“Si u vrava unë ju, gjeja ime më e shtrenjtë. Më fal vëlla, me falni të gjithë!”, shkruan Nevila.

Më pas ajo thotë se nuk mund të vijë nga Suedia ku dhe bashkëjetonte me vrasësin e prindërve të saj, Majlind Lila.

“Nuk mundem të vij. Nuk ju shoh dot në sy. Çfarë t’u them që shpëtova veten dhe ju vrava ju. Duhet të  isha unë në vendin tuaj. Unë e futa atë të sëmurë në jetën tuaj. Çfarë do u them kur t’u shoh. Pse nuk ju mbrojta dot? Pse mendova vetëm për vete?”

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, gjatë një konflikti, Majlind Lila,  52 vjeç i kthyer prej dy ditësh nga Suedia, ka vrarë vjehrrin Bujar Mata dhe vjehrrën Valentina Mata nga Korça. Pasi i qëlloi me armë zjarri , 52-vjeçari me origjinë nga Burreli la armën brenda në banesë dhe u hodh mbi disa kangjella nga ballkoni i katit të dytë.

Majlind Lila ka bashkëjetuar me vajzën e çiftit Mata në Suedia. Nga marrëdhënia e tyre ata kanë edhe një vajzë të vogël. Mësohet se Majlind Lila ka patur konflikte të përsëritshme me Nevilën. Kjo e fundit nuk kishte pranuar që të kthehej nga Suedia me bashkëjetuesin e saj dhe për këtë arsye ai i ka vrarë prindërit./T.CH/

Zjarr Tv Ad