Vrasja me armë në Pukë, identifikohet autori

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur kanë kaluar vetëm pak orë nga vrasja me armë zjarri e 30 vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Pukë, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

Burime policore bëjnë me dije se i dyshuari i vrasjes së Petrit Bibës është Enderis Dodaj, rreth 25 vjeç.

Ngjarja raportohet se nuk ka qenë e qëllimshme, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të saj janë ende në vijim.

Petrit Biba nga Rubiku u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së premtes (8 shkurt) në fshatin Vrrithë. 30-vjeçari, ishte punonjës pranë kantierit të ndërtimit të hidrocentralit ne Kaftall.

Biba fillimisht u dërgua pa ndjenja në spitalin e Pukës dhe më pas është transportuar në Spitalin e Shkodrës, ku ka humbur jetën gjatë një operacioni duke mos mundur t’i mbijetojë dot plagëve të rënda të marra në bark.

Zjarr Tv Ad