Vrasja me armë zjarri në Lezhë për motive pronësie, kush është viktima dhe i dyshuari

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Krimi i ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Mërqisë në Lezhë, ka motive pronësie mbas.

Kështu si pasojë e të shtënave, gjeti vdekjen 64-vjeçari Gjin Marku, i cili sapo kishte shkuar në arë.

Ai është konfliktuar me autorin e dyshuar Tonin Gj., të cilin e kishte mik familje, nga fshati Kashnjet, Lezhë, duke bërë që ky i fundit ta qëllojë për vdekje me armë.

Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një kamioçinë e ngarkuar me bar, e cila ishte ngarkuar nga viktima.

Aktualisht uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po vijon puna për kapjen e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad