Vrasja në fushën me bar, i dyshuari: U mërzita, se nuk më dha punë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas arrestimit nga Policia, 52-vjeçari Tonin Prendi është shfaqur krejt i qetë, ndërsa u ka treguar bluve të Lezhës edhe arsyet e krimit që ndodhi dy ditë më parë në Mërqi të Lezhës.

Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se autori, pasi kishte qenë shkues që mbesa e tij të bëhej nusja e djalit të viktimës, kishte krijuar lidhje të ngushta me krushkun.

Ata takoheshin shpesh dhe Gjin Marku i kishte lënë shtëpinë nën ruajtje dhe kryerjen e punëve të ndryshme në tokën e tij që ndodhej rreth 200 metra larg banesës së vrasësit Tonin Prendi.

Kohët e fundit, mes tyre kishte pasur pakënaqësi, që lidhej me refuzimin që viktima i kishte bërë mikut të shtëpisë së tij për të mos i dhënë punë të tjera. Kjo shmangie ka ardhur pasi Gjin Marku nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë nga Tonin Prendi dhe kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë pas korrjes së barit.

Viktima i kishte thënë 52-vjeçarit që nuk do të kishin më punë së bashku dhe se punët e shtëpisë së tij do t’ia besonte disa punëtorëve të tjerë. Mëngjesin e së mërkurës, Gjin Marku ka marrë tre punëtorë dhe ka shkuar për të mbledhur barin në parcelë.

Sapo e ka parë duke kryer punët me punëtorë, Tonin Prendi ka marrë një armë zjarri automatik dhe ka shkruar drejt mikut të tij, shkruan ‘panorama’.

63-vjeçari e ka parë autorin duke ardhur me armë zjarri dhe ka tentuar të largohet, por nuk ka pasur kohë, pasi ndaj tij është shkrehur breshëri automatiku. Plumbat e kanë përshkuar tej për tej trupin e Markut, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja është parë nga punëtorët, të cilët janë larguar me shpejtësi nga parcela nga frika e autorit.

Ky i fundit u largua, për t’u arrestuar pak orë më vonë nga forcat e Policisë me ndërmjetësimin e familjarëve të tij. Ndaj Tonin Prendit rëndon akuza e vrasjes me paramendim, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ngjarja ndodhi të mërkurën rreth orës 07:30 në fshatin Mërqi.

52- vjeçari do të qëndrojë në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë në Lezhë në pritje për t’u njohur me masën e sigurisë.

Zjarr Tv Ad