Pas disa javëve në kerkim policor si deshmitare, këngëtarja Elvana Gjata, është ndaluar të shtunën e kaluar në Rinas dhe më pas u shoqërua në ambientet e policisë së Tiranës dhe është marrë në pyetje, për masakrën e 4 tetorit në ish-Bllok, ku gjatë përplasjes se armatosur mes grupit të të dashurit të saj Ervin Mata me grupin e Ervis Martinajt, mbeti i plagosur ky i fundit, u vra shoku i tij Fabian Gaxha dhe u plagos miku i tyre Eljo Hato.
Për 40 minuta qëndrim në policinë e Tiranës, Gjata ka pranuar se ishte e pranishme në 4 tetor 2018 në zonën e ish-bllokut në Tiranë, pasi i ka dhënë çelësin e shtëpisë të fejuarit të saj, Ervin Mata. Sipas dëshmisë së saj, në këtë moment janë afruar disa djem dhe i kanë folur të fejuarit të saj, me të cilin kanë filluar të shtyhen.
Në këto momente dyshohet se personat që u konfliktuan me Ervin Matën e kanë sharë këtë të fundit duke i përmendur edhe të fejuarën, e kjo ka sjellë agravimin e konfliktit, teksa në ndihmë të Matës ka shkuar edhe Marviol Bilo, por personat e tjerë janë larguar. Në bazë të dëshmive të personave të pyetur por edhe hetimeve nga grupi hetimor, rezulton se shkak për sherrin nuk ka qenë ngacmimi i këngëtares, por një sherr i mbartur i të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari.
Ky është edhe momenti kur Elvana Gjata mendohet se është larguar me makina nga rrugica përballë lokalit “Monopol” në ish-Bllok. Këngëtarja ka sqaruar se këta djem nuk i njihte dhe nuk i kishte parë ndonjehërë. Këtu me siguri ajo i referohet konfliktit të bashkëshortit të saj me biznesmenin Eldi Dizdari, i cili është shpallur në kërkim për këtë ngjarje.
Këngëtarja ka pranuar se komandon Merviol Bilo, i cili ekzekutoi Fabian Gaxhen e plagosur Martianajn e Haton e ka kushëri dhe ai qëndronte herë pas here me të dhe me të dashurin e saj, Ervin Mata. Pas marrjes në pyetje së artistes ajo është lënë e lirë dhe njëherazi ka dalë nga kërkimi policor, pasi prokuroria nuk kishte kërkuar asnjë masë parandalimi ndaj saj, veç shoqërimit të detyrueshëm.