Vrasja në ish-bllok/ Policia shpall në kërkim Eldi Dizdarin

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja në ish-bllok. Bëhet fjalë për prishje të pazareve të drogës.

Një sasi të madhe  kokaine e sekuestruar në Durrës, plot 613 kg, duket se ka prishur shumë ujëra e botës së krimit ku janë përfshirë dhe biznesmenë.

E ndërsa policia ka shpallur në kërkim Eldi Dizdari, i njohur ndryshe dhe me emrin Denis Matoshi, ai është Eldi Dizdari, bashkëshorti i ish-Miss Shqipërisë Suada Sherifi. Dizdari njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa muajsh në Durrës.

Biznesmeni Dizdari dyshohet se ishte në konflikt me Matën, partnerin e këngëtares së njohur Elvana Gjata, për prishje pazaresh droge.

Nga sa bëhet e ditur, Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për një sasi të konsiderueshme lekësh që i kishte borxh. Ka dyshime të forta se bëhet fjalë për futjen e një sasie kokaine, përpara se të bllokohej kamioni me banane në Durrës. Në mes për një “sqarim” mes tyre ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj.

Në lokalin në rrugën “Ibrahim Rugova” në ish-Bllok më 4 tetor, u plagosën me armë zjarri Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë Fabian Gaxha, 28 vjeç.

Uniformat blu bënë arrestimin në flagrancë të dy të plagosurve dhe shpalljen në kërkim tre të tjerë. Të shpallurit në kërkim janë Ervin Mata, 31 vjeç, Fabio Allushi, 42 vjeç dhe Mervjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Zjarr Tv Ad