Vrasja në Kavajë, Alibeaj: Krimi nuk e ka më frikë qeverinë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me përplasjen me armë sot në Kavajë, ku mbeti i vrarë një kalimtar.

Ndërsa shpreh ngushëllimet për familjen e viktimës, Alibeaj shkruan se krimi sot nuk e ka më frikë qeverinë sepse ajo është zgjatim i tij.

“Një qytetar u vra sot në Kavajë, ndërsa ishte duke blerë bukë. Në mes të qytetit, në mes të ditës, përplasjet me armë terrorizojnë qytetarët. Krimi nuk e ka më frikë qeverinë sepse ajo është thjesht zgjatim i tij! Policia është e zënë me arrestime politike pasi krimi ka imunitet nga pushteti në Shqipëri. Zoti ua lehtesofte dhimbjen familjareve te Ramazan Hasanlliut. Sherim te shpejte te plagosurve.” Shkruan Alibeaj në facebook.

Zjarr Tv Ad