Vrasja në Kavajë/ Zbardhet dëshmia e gruas: Isha ndarë nga Dritani, ai më kërkonte seks

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur kanë kaluar disa orë nga krimi i rëndë me një të vrarë dhe një të plagosur në Kavajë, zbardhet deshmia e gruas Marsida Qatja, ne banesen e te ciles u vra me arme zjarri shtetasi Dritan Haxholli, qelluar me armen e sherbimit nga polici Bledar Toçi, qe mbeti edhe vete i plagosur.

Mësohet se gruaja ka dhene deshmine e pare lidhur me ngjarjen, duke treguar per raportin qe kishte me viktimen. Marsida  Qatja  ka deklaruar se prej kohësh ka pasur  mardhënie me shtetasin Dritan Haxholli, marredhënie e cila sipas deklarimit te saj ka kohë që është ndërprerë por pavarësisht ndërprerjes se marrdhënies, muajin e fundit Dritan Haxholli  ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer mardhënie me të.

Marsida Qatja e ka refuzuar shtetasin Dritan Haxholli, por ai ka këmbëngulur dhe e ka shqetësuar sërish.

Ajo është takuar dje me Bledar Toçin, me detyrë shef i sigurisë në burgun e Durrësit duke i treguar për Haxhollin dhe kërkuar ndihmë. Nga ana tjetër 31-vjeçari Toçi i ka thënë se do e zgjidhë ai këtë çështje dhe do të fliste me Haxhollin.

Rreth orës 23 e 30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një arme zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së shtetases Marsida Qatja (banesa në katin e parë të pallatit).

Pas këtij fakti shtetasja Marsida Qatja ka komunikuar me viktimën duke i thënë që të vinte brenda për t’u sqaruar dhe në vijim ajo ka hapur derën e banesës së saj dhe në këto momente është futur në derë me armë në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej shtetasi Bledar Toçi, shtetasi Dritan Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të tij duke plagosur atë ku në këto momente shtetasi Bledar Toçi ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë që kishte me vete dhe ka shkëmbyer zjarr me shtetasin Dritan Haxholli i cili ka mbetur i vdekur.

Zjarr Tv Ad