Vrasja në Koridhalos, mediat greke : Dyshohet se autorët janë shqiptarë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqiptari Albert Bako, i cili u ekzekutua dje në burgun e Koridhalosë, dyshohet se i është bërë atentat nga të tjerë shqiptarë, raportojnë mediat greke.

“Protothema” shkruan se Albert Bako u transferua dje në burgun e Koridhalosë, në pritje të procesit gjyqësore për vrasjen e  Zafiropoulos, që zhvillohet nesër. Ai u la në qeli me shqiptarë të tjerë, mes tyre edhe personi i dyshuar që e ekzekutoi. Ky i fundit dyshohet se veproi në bashkëpunim me të tjerë shqiptarë.

Bako është qëlluar disa herë me thikë të improvizua rreth orës 12:45. Thuajse të gjitha goditjet ishin në qafë dhe në kokë duke lënë pak hapësirë ​​për dyshim se autorët nuk kishin për qëllim të vrisnin.

Bako raportohet se është eliminuar për ti mbyllur përgjithmonë gojën, në mënyrë që të eliminohej rreziku që ai të jepte informacione për hetuesit, lidhur me bashkëpunëtorët apo porositësit e krimeve që ka kryer.

Albert Bako, ka plagosur 14 persona në një bar në vitin 2014, ndërsa akuzohet vrasjen në tentativë të avokatit Giorgos Antonopoulos, dhe si nxitës i vrasjes së avokatit Michael Zafiropoulos.

Zjarr Tv Ad