Vrasja në Mirditë, 34-vjeçari u mor peng, më pas u ekzekutua

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dalin detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Mirditë.

34-vjeçari Eri Zefi, u gjet i hedhur në kanal kullues, në fshatin Zall Xhuxhë në Fan të Mirditës.

Nga ana e policisë disa persona janë shoqëruar, si të dyshuar që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Nga hetimet e kryera, rezulton se Zefi është ekzekutuar pikërisht në vendin ku është gjetur i vrarë.

I riu u gjet i pajetë nga një banor i zonës, i cili lajmëroi policinë. Paraprakisht mendohet se ai është marrë peng dhe është çuar në zonën ku u gjet i vdekur, për tu vrarë, pa u parë nga persona të tjerë.

Lidhur me këtë ngjarje uniformat blu vijojnë hetimet me synim identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Dyshohet se vrasja e të riut është bërë për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës akuzohet për vrasjen e një personi në Durrës.

Zjarr Tv Ad