Vrasja për nder/ Ja çfarë tha 20 vjeçarja në polici, mohon lidhjen me viktimën

0
261
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arben Gjeci, 34-vjeçari nga fshati Bastar i Mesëm u vra nga Esat Cani, pasi ky i fundit dyshonte se viktima kishte lidhje intime me motrën tij të martuar.

Tre të rinjtë po mbahen të arrestuar nga Policia, vëlla e motër dhe bashkëshorti i kësaj të fundit. Mësohet se ata kanë dhënë dëshmi kontradiktore për vrasjen. Esat Cani besohet se ka qëlluar në kokë, Arben Gjecin dhe pastaj e ka tërhequr zvarrë duke e lënë jashtë kasolles. Cani nuk ka pranuar se e ka vrarë personin që dyshonte se kishte lidhje jashtëmartesore me motrën e tij.

Policia gjithashtu ka arrestuar dhe motrën e tij e cila u bë shkaku i kësaj vrasjeve.

Elida Cani nuk kishte pranuar se kishte lidhje jashtëmartesore me Arben Gjecin por vetëm e ngacmonte. Këto ngacmime kishin ndodhur disa herë, madje ai i kishte prerë rrugën, por vajza nuk kishte deklaruar asnjë lloj afrimiteti.

Gjatë vrasjes nuk ishte gjetur mjeti me të cilin ishte goditur në kokë viktima, por janë gjetur vetëm rrobat pranë shtëpisë së autorit Esat Canit.

“Shërbimet e Policisë Tiranë bënë arrestimin e shtetasve Esat Cani, 31 vjeç, për veprën penale ‘plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen’, Dëfrim Kurti, 29 vjeç, për veprën penale ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’ dhe ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, Elida Cani, 20 vjeçe, për veprën penale ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në foto: Të arrestuarit, majtas Esat Cani dhe djathtas çifti:  Dëfrim Kurti dhe Elida Cani (Kurti)

Zjarr Tv Ad