Vrasje me armë zjarri në Tiranë, viktima Artan Cuku, ish-zv.drejtor i policisë

0
620
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një vrasje me armë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë ndaj nje ish-zyrtari te larte te policise.

Viktime ka mbetur Artan Cuku, ish-zyrtar i larte i policise se shtetit.

Ngjarja ka ndodhur tek “rruga e Kosovarëve” në një zonë mes Gardës së Republikës dhe Liqenit Artificial në Tiranë.

Viktima Artan Cuku, ka qene ish-zyrtar i lartë i policisë së shtetit.

Autorët, pasi e qëlluan Cukun për vdekje mësohet se janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.

Artan Cuku e mbajti detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës nga viti nga 2012 deri në 2013 -ën.

Cuku ka qenë gjithashtu Nëndrejtor i Policisë për Krimet e Rënda në Tiranë, nga viti 2009 deri në vitin 2011.

Zjarr Tv Ad