Vrasje e kultivim kanabisi, OFL në Fushë Krujë e Fier iu dorëzon formularët 4 të dënuarëve

0
226
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operacioni “Forca e Ligjit” iu ka kërkuar burimet e pasurive 4 të dënuarëve të dënuar kryesisht për klutivim të narkotikëve, e armë mbajtje pa leje . Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se duhet të deklarojnë burimet e pasurisë brenda 48 orëve shtetasit Hasan Albrahimi, Muharrem Kulla, Agim Hëna, Abaz Berhami.

Deklarata e plote:
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: H. A., banues në Fushë Krujë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”;M. K., banues në Krujë, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”; A. H., banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
A. B., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Zjarr Tv Ad