“Vrasje për gjakmarrje, vjedhje me dhunë”/OFL u nis formularët tre personave në Tiranë(EMRAT)

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë edhe tre shtetasve.

Eduart Ibrahimi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë ” e kryer në bashkëpunim;

Bledar Kolbuçaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim;

Fatmir Avdillari, banues në Tiranë, dënuar për veprat penale “Vjedhja”, “Vjedhja me armë” dhe “Vrasja për gjakmarrje”.

Ja njoftimi:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë ” e kryer në bashkëpunim;

B. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim;

F. A., banues në Tiranë, dënuar për veprat penale “Vjedhja”, “Vjedhja me armë” dhe “Vrasja për gjakmarrje”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Zjarr Tv Ad