Vrasjet makabre në gusht/ Arjana Rreli shpjegon ndikimin e temperaturave të larta te personat me probleme mendore

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas vrasjes makabre në Pogradec, ku Firdes Çekiçi, 70 vjeç u vra nga i biri Olsi Çekiçi pas një sherri të çastit, ndërsa kokën ia vari në portën e shtëpisë, duke shokuar mbarë opinionin publik, flasin specialistët.

Mjekia e shëndetit mendor, Arjana Rreli e ftuar  foli për rastin dhe koincidencën e krimeve të njëpasnjëshme të personave me probleme mendore, të cilët shpërthejnë dhe kryejnë këto krime makabre në verë, pra në gusht. Masakra e Selenicës, vrasja e një të mituri në Himarë, të cilirt iu pre koka nga i afërmi i tij disa vite më parë, dhe ngjarja e ndodhur një ditë më parë, nuk janë rastësore tha Rreli. Sipas saj temperaturat e larta tek sistemi nervor i personave me sëmundje mendore perceptohen si sulme ndaj organizmit, ç’ka i bën të pakontrollueshëm.

“Në fakt temperaturat e larta janë një stresor i fuqishëm i ambientit dhe një agresor për të gjithë organizimin tonë. Temperaturat e lartë përceptohet nga sistemi nervor i këtyre personave si sulm ndaj organizmit dhe padashje prish balancat, duke i çuar deri tek këto krime.

Përdorimi i lëndëve narkotike është një tjetër faktor rrisku që thellon problemet e personave të tillë, tha Rreli.

“Ka raste kur personi nuk e pranon që mund të jetë i sëmurë, këta janë ata që rrezikojnë për komplikacione të rënda si rasti në Bucimas. U tha që ishte përdorues i lëndëve narkotike, kjo sjell çrregullime të sjelljes. Dëmton jo vec personin por edhe ata që e rrethojnë. Ka persona që tentojnë të vetëzgjidhin problemet e tyre me alkool, lënë narkotike por edhe me qetësues. Rastet që shpërthejnë kështu janë raste të patrajtuara, këta persona nuk pranojnë bashkëpunim, nuk hapin asnjë shteg që të bëhen aleatë për kurim. Mund të jenë në këtë fazë edhe persona që kanë filluar një trajtim dhe që e kanë ndërprerë më pas, ose ka ndërprerë lidhjen me specialistin. Suporti familjar është shumë i rëndësishëm. Medikamentet për këtë pacientë janë të kushtueshme po ashtu trajtimi, terapia zgjat në kohë. Pra duhet mbajtur situata nën kontroll”,- sqaroi ajo.

Zjarr Tv Ad