Vrau 69-vjeçarin në bjeshkët e Tropojës një vit më parë, kapet në Shkodër 55-vjeçari

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person i shpallur në kërkim për vrasje, është vënë në prangat e policisë së Shkodrës.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në bazë informacioneve të siguruara në rrugë operative nga policia, në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, është arrestuar Nik Lulashi, 55 vjeç, banues në Tropojë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autori i dyshuar i vrasjes së Tahir Bajraktarit, ngjarje e ndodhur më datë 18 shtator 2018, në bjeshkën e Doberdollit, Tropojë.

Gjykata e Tropojës në 25 shtator 2018 ka caktuar masën sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .

Për veprime të mëtejshme, 55-vjeçari do i dorëzohet policisë së Kukësit.

Kujtojmë se Bajraktari nga Tirana kishte udhëtuar drejt fshatit Doberdol të Tropojës për të kaluar pushimet në shtëpinë e verimit në Bjeshkë. Gjatë kësaj kohe ai kishte punësuar Lulashin që të kryente disa punime në pronën e tij.

Në përfundim të punës Lulashi i ka kërkuar më shumë para nga sa i kishte ofruar viktima, duke bërë që mes tyre të nisi një sherr i cili përfundoi me vrasjen e Bajraktari.

Zjarr Tv Ad