Vrau çiftin në 2017, Krimet e Rënda nisin gjyqin për të moshuarin

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur procesin gjyqësor ndaj shtetasit, Apostol Kosta, i cili dy vite më parë ekzekutoi me armë kushërinjtë.

Në 2017, Apostol Kosta pas vrasjes së çiftit, tentoi të vrasë veten. Ngjarja e rëndë ndodhi në tetor të 2017, ndërsa 72-vjeçari, Apostol Kosta tentoi të vrasë  edhe veten, por mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital. Kjo ngjarje e rënda ndodhi pas disa gjyqeve për prishjen e një muri.

SKEMA E VRASJES në tetor 2017:
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së henes, rreth orës 07:25 në vendin e quajtur “Sokaku i të Marrëve”, në lagjen Palorto. Gazetarja Brikena Metaj përcjell për “BalkanWeb” se nga të dhënat e grupit hetimor të çështjes ka dyshime se Aleko Kosta kishte hyrë në oborrin e banesës së çiftit me një granatë dhe një armë në dorë. Pasi ka hedhur si fillim granatën, e cila për fat nuk shpërtheyer. Fill pas këtij veprimi, ai është futur brenda, ku ka hapur zjarr ndaj gruas së kushëririt të tij, e cila në ato momente ndodhej në aneksin e kuzhinës në katin e parë.

Pasi kishte qëlluar Afërdita Kostën, autori është ngjitur për në katin e dytë, ku është përballur me kushëririn e tij, ndaj të cilit ka shkrehur armën. Në banesën e krimit gjendej edhe djali 18-vjeçar nga martesa e parë e Afërdita Kostës, i cili është ngritur i alarmuar nga zhurmat dhe është fshehur. Vetëm pak minuta më vonë ai ka dalë për të parë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa është përballur me një skena makrabre, ku ka parë të lyerë në gjak njerkun dhe nënën e tij. Ndërkohë, në kushtet e tronditjes së rëndë, autori i dyshuar, Kosta, ka shkuar në shtëpi dhe me armën e krimit ka qëlluar me plumb në gojë veten, duke u plagosur, por ndodhet në rrezik për jetën.

 

Zjarr Tv Ad