Vrau familjen shqiptare për qiranë e shtëpisë, 61-vjeçari dënohet me 4 burgime të përjetshme në Greqi

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

61-vjeçari që vrau një familje shqiptare me katër anëtarë në Andravida marsin e vitit të kaluar, është dënuar me katër burgime të përjetshme në Greqi ditën e sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në marsin e 2022, ku një person vrau 32-vjeçarin, bashkëshorten e tij rumune, 37-vjeçaren Maria dhe dy fëmijët e mitur të çiftit 1 vjeç dhe 2 vjeç në Andravida të Greqisë.

Viktimat u gjetën nga djali tjetër 10-vjeçar i çiftit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në Greqinë Perëndimore zbuloi më vonë se autori, të cilit nuk i bëhet i ditur emri, kishte mosmarrëveshje për qiranë e shtëpisë dhe më pas u kishte ndërprerë furnizimin me ujë, shkruajnë mediet greke.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Armando dhe Maria ishin qëlluar me armë zjarri ndërsa fëmijët e mitur ishin mbytur nga agresori.

Gjykata e Patrës shpalli fajtor 61-vjeçarin për veprat penale të vrasjes me paramendim, armëmbajtjte pa leje dhe përdorim të armëve luftarake. Ai u dënua me katër burgime të përjetshme.

Zjarr Tv Ad