Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Skënder Hoxhën, 63-vjeçarin nga Memaliaj i cili tre ditë më parë vrau gruan e tij, Antoneta Hoxha. Ai ka pranuar vrasjes e bashkëshortes së tij duke thënë se ajo e tradhtonte.
Hoxha ka rrëfyer përpara trupit gjykues se në ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë në momentin kur është futur në banesë i dashuri i saj ka dalë nga dritarja. Hoxha është shprehur i penduar për vrasjen.
“Ditën që e vrava sa hyra në shtëpi, i dashuri u hodh nga dritarja. Jam penduar por ajo më tradhëtonte” ka deklaruar ai.
Në senacën gjyqësore autorit të dyshuar të vrasjes iu caktua nja avokat kryesisht nga shteti, ndërkohë që ai ka qenë i vetëm pasi është braktisur edhe nga familjarët.
Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Valagat të Memaliajt ditën e fundit të muajit prill.
Antoneta Hoxha u vra me mjete të forta nga bashkëshorti i saj, Skënder Hoxha. Ky i fundit, fillimisht mohoi të ishte autori, por gjatë marrjes në pyetje në policinë lokale rrëfeu se e kishte vrarë gruan pas një konflikti familjar.
Burimet thanë se fillimisht ata debatuan verbalisht dhe në atë kohë, 63-vjeçari e ka qëlluar bashkëshorten me levë.