Vrau gruan me thikë në zemër, gjendet i mbytur burri në Durrës

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është gjetur i mbytur autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij Asbije Kuka, ndodhur ditën e djeshme, në Spitallë të Durrësit.

Policia bën me dije se sot rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës është gjetur i mbytur shtetasi Adriatik Kuka rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Asbije Kuka, nëna e një djali 10 vjeç, u qëllua disa herë me thikë nga bashkëshorti i saj pas një sherri në banesën e tyre, nga e cila burri duhet të rrinte larg, pasi gruaja kishte urdhër mbrojtje nga gjykata. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20 të së djeshmes, në lagjen Nr.15, Durrës, në sy të djalit 10 vjeç.

Burrë e grua kanë bërë sherr e më pas djali dëshmitar i skenës ka shkuar për të kërkuar ndihmë tek dajat. Kur kanë ardhur e kanë gjetur gruan me disa plagë me thikë, rreth 5-6, njëra pranë zemrës.

Ata e kanë dërguar menjëherë në spital, ndërsa bashkëshorti i saj që punon si shofer ishte larguar. Ai që e ka përjetuar më shumë këtë tragjedi është djali 10-vjeçar i cili ka parë gjithë skenën e sherrit në shtëpi dhe më pas nënën e mbytur në gjak. Me lotët që nuk i pushonin ai qante e bërtiste në spital duke kërkuar nënën e tij.

Më pas djali i mitur është marrë nga tezja e tij dhe është larguar nga spitali.

Mjekët kanë bërë çmos ta mbanin në jetë gruan e re por nuk ia kanë dalë për shkak se kishte humbur shumë gjak. I gjithë stafi i spitalit ka mbetur i shokuar kur ka parë plagët e shumta në trupin e gruas. Nga këqyrja paraprake, policia flet për një vrasje brutale dhe burri e ka qëlluar ballë përballë. Dyshohet se krimi ka ndodhur për motive xhelozie.

Zjarr Tv Ad