I mori jetën kreut të njësisë administrative, gjykata lë në burg 43-vjeçarin

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Vlorës përcakton masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Admir Delaj, i arrestuar për vrasjen e shtetasit Fatmir Hodo, ditën e premte në fshatin Kote.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtar Hektor Harizaj, ndërsa prokuror Maksim Sota. Seanca është zhvilluar rreth orës 12 të mesditës së kësaj të hënë në ambientet e gjykatës së shkallës së parë në Vlorë.

Delaj akuzohet për veprën penale”Vrasje me dashje”, ndërkohë që seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndersa mediat janë lejuar vetëm në momentet e para.

Gjykata e Vlorës ka përcaktuar ndërkohë masën e sigurisë” Arrest në burg, kerkesë kjo e bëre dhe nga prokurori i cështjes. Admir Delaj qëlloi më një armë gjahu shtetasin Fatmir Hodo, ditën e premte në një loal në qëndër të fshatit , duke e lenë të vdekur në vend.

Gjithcka ndodhi per shkak te një grindjeje të castit mes autorit dhe viktimës,me këtë të fundit që ishte administrator i njësisë administrative Kote,te bashkisë Selenice. Ndërkohë gjatë seancës Delaj nuk ka deklaruar asgje,thjesht ka shfaqur pendim për ngjarjen.

 

Zjarr Tv Ad