Vrau kryeplakun në Lezhë, 16 vjet burg për autorin

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 24-vite burg Tonin Ndojn, autorin e vrasjes së kryeplakut të fshatit Mërqi, Gjin Marku. Ngjarja ka ndodhur me 19-qershor të vitit 2019-të. I pandehuri është dënuar për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armbajtje pa leje” por duke qenë se ka kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë që i është pranuar nga gjykata, atij i është ulur 1\3 e dënimit dhe përfundimisht i duhet të vuajë 16-vite burgim. Tonin Ndoji kishte qenë shkues qe mbesa e tij të bëhej nusja e djalit të viktimës, ndaj dhe kishte krijuar lidhje të ngushta me krushkun. Ata takoheshin shpesh dhe Gjin Marku i kishte lënë shtëpinë nën ruajtje dhe kryerjen e punëve të ndryshme në tokën e tij që ndodhej rreth 200 metra larg banesës së vrasësit Tonin Prendi. Kohët e fundit mes tyre kishte pasur pakënaqësi që lidhej me refuzimin që viktima i kishte bërë mikut të shtëpisë së tij për të mos i dhënë punë të tjera. Kjo shmangie ka ardhur pasi Gjin Marku nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë nga Tonin Ndojë dhe kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë pas korrjes së barit.Viktima i kishte thënë autorit që nuk do të kishin më punë së bashku dhe se punët e shtëpisë së tij do ja besonte disa punëtorëve të tjerë. Mëngjesin e së mërkurës Gjin Marku, ka marrë 3 punëtore dhe ka shkuar për të mbledhur barin në parcelë. SApo e ka parë duke kryer punët me punëtorë, Tonin Ndojë ka marrë një armë zjarri automatik dhe ka shkruar drejt mikut të tij. Viktima e ka parë autorin duke ardhur me armë zjarri dhe ka tentuar të largohet, por nuk ka pasur kohë pasi ndaj tij është shkrehur breshëri automatiku. Ngjarja është parë nga punëtorët, të cilët janë larguar me shpejtësi nga parcela nga frika e autorit. Ky i fundit u largua për tu arrestuar pak orë më vonë.

Zjarr Tv Ad