Vrau mikun e tij në Gjirokastër/Viktima:”Kaurët e qelbur keni bërë me shume lekë se ne”

0
378
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Më shau dhe ofendoi, më qëlloi dhe e qëllova”.

Këto janë fjalët që ka thënë para grupit hetimor në Policinë e Gjirokastrës, Mihal Thimio.

33-vjeçari u arrestua pas gjashtë orë kërkimesh si i dyshuari kryesor për krimin tronditës që ndodhi një ditë më parë.

Gëzim Saraçi u gjet i pajetë brenda mjetit të tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë.

Panorama shkruan se mes Thimios dhe viktimës, të cilët kishin njohje të vjetër familjare, ka pasur një konflikt.

Thimio ka deklaruar që viktima t’i ketë thënë në debat e sipër “ju kaurët e qelbur keni bërë me shume lekë se ne. Ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam”.

Ndërkohë, që sipas fjalëve të autorit, ky i fundit i ka kërkuar viktimës të mos e shante, por ai nuk ka dëgjuar dhe aty ka nisur përplasja fizike.

Panorama mëson se autori dhe viktima kanë qenë ortakë prej vitesh pasi punonin bashkë.

Zjarr Tv Ad