Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Noc Totën, 75-vjeçarin nga Kurbini që dy ditë më parë vrau nusen e djalit, duke e goditur me levë.
Tota i akuzuar për vrasje në rrethana familjare, ditën e sotme është shfaqur i penduar para trupit gjykues, duke deklaruar: “U nxitova që qëllova”.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 3 majit 2017 në fshatin Zheje. 41-vjeçarja Vera Tota, nënë e dy fëmijëve 15 dhe 10 vjeç, u vra nga vjehrri i saj pasi akuzohej se nuk u shërbente.
Viktima u qëllua godit në oborrin e banesës teksa ikte për në punë. Në momentin e ngjarjes së rëndë, dy fëmijët kanë qenë në gjumë, ndërsa bashkëshorti në punë ku punonte si roje nate.
Vera Tota ka pasur fillimisht një sherr verbal, pasi dy prindërit e bashkëshortit e akuzonin se nuk u shërbente, dhe më pas grindja ka degjeneruar me dhunë, ku vjehrri 75 vjeç Ndoc Tota, pasi e ka ndjekur për disa metra në oborr, ka marrë një levë dhe e ka goditur disa herë.
Gruaja ka humbur jetën në vendngjarje, kurse autori i dyshuar ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë nga policia, që ishte njoftuar për krimin nga fqinjët e viktimës.