Vrau tre persona se nuk paguan drekën në lokal, kush është i dënuari që vdiq sot te “Shefqet Ndroqi”

0
906
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Caush Banaj është i dënuari që ka humbur jetë si pasojë e Covid 19 në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Banaj, 74 vjeç ishte dënuar për vrasje të trefishtë së bashku me djalin e tij, ngjarje kjo e ndodhur në vitin e largët 1997 në zonën e Ballshit. Përveç 74-vjeçarit i prekur me Covid është edhe djali i tij Enkelejdi.

Historia e vrasjes së trefishtë për shkak se nuk paguan drekën

Çaush e Enkelejd Banaj, babë e bir kanë pasur në pronësi një ndërtesë dy katëshe, kati i parë i së cilës shërbente si bar -restorant, ndërsa kati i dytë si ambient banimi.

Në datën 27.06.1997, rreth orës 20.00, në lokalin në pronë e Banajve kanë shkuar për të ngrënë darkë shtetasit Gentjan Nuhaj, Luftar Shehaj dhe Afrim Nuhaj, që të tre banorë të fshatit Usojë të Rrethit Mallakastër.

Pasi kanë përfunduar darkën në verandën e lokalit, ata kanë debatuar me Çaushin, pasi kishin pretendime në lidhje me pagesën. Menjëherë pas debatit të krijuar, Çaush Banaj futet brenda në lokal dhe pasi bisedon me djalin e tij, Enkelejdin, vendosin të reagojnë me armë ndaj tre klientëve të tyre.

Çaush Banaj merr një pistoletë dhe pasi del nga prapa një kolone të lokalit qëllon mbi viktimat, ndërsa Enkelejdi qëllon nga ballkoni i katit të dytë, po mbi viktimat, me një automatik. Nga goditjet që bëjnë bab e bir është realizuar vrasja e të tre shtetasve.

Më pas të afërmit e tre viktimave kanë shkatërruar ndërtesën dy katëshe pronë e të gjykuarve.

Zjarr Tv Ad