Vritet në Greqi, ja kush është i riu nga Leskoviku

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër shqiptarë ka humbur jetën në shtetin fqinjë Greqi.

18-vjeçari shqiptar Mario Isa është qëlluar me armë zjarri ku në dorë mbante një kartmonedhe 50 euro. Sipas policisë helene 18-vjeçari është qëlluar me dy pumba. Bëhet me dije se i riu ishte lojtar i një ekipi futbolli grek.

Isa ishte rritur në Greqi ku dhe kishte ndjekur shkollën e mesme dhe më pas të lartën. Prindërit e të riut shkuar menjëherë në departamentin e policisë ku dhe kanë dhënë dëëshminë e tyre.

Në polici është shoqëuar një person që ishte pranë asaj që ndodhi për të dëshmuar më shumë rreth ngjarjes. Nuk përjashtohet ideja e larjeve të hesapeve për drogën.

Afër ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje. Viktima kishte një sasi të madhe parash me vete në momentin që është qëlluar dhe dyshohet se paratë që kishte në dorë ishin për ndonjë shkëmbim.

Banorët rreth e rrotull raportuan të kenë  dëgjuar një zhurmë të madhe përpara gjetjes së të vdekurit.

 

Zjarr Tv Ad