“Vuaj nga një sëmundje”, komisari i policisë Festim Lelaj kërkon ndryshim mase sigurie, GJKKO kërkon ekspertim nga Mjekësia Ligjore

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Festim Lelaj, ish nënkomisari i Policisë së Fierit, i cili akuzohet për trafikim drogë kërkon ndryshim mase të sigurisë.

Ai pretendon se vuan nga një sëmundje dhe se duhet të dalë nga burgu. Në lidhje me këtë bëhet me dije se GJKKO ka kërkuar nga Mjekësia Ligjore ka kërkuar ekspertim për rastin e Lelajt.

Nënkomisari akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e e veprave penale nga organizata kriminale”.

Festim Lelaj, një efektiv policie nga Vlora por me detyrë nënkomisar në drejtorinë e Fierit, është arrestuar si personi që ka organizuar trafikimin e 2.8 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Sasi e madhe droge është kapur në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona,ndërkohë policia vendase mundi të kapë vetëm shoferin. Lidhur me këtë rast policia italiane ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku përgjatë një vit hetime, është konkretizuar me prova konkrete implikimi i nënkomisarit të policisë në këtë trafik droge.

Zjarr Tv Ad